“Rama e bëri investitor strategjik”/Ngjarja e rëndë në Shkodër flet deputeti: Ai porosiste vrasje siç ju porosisni pica

“Rama e bëri investitor strategjik”/Ngjarja e rëndë në Shkodër flet deputeti: Ai porosiste vrasje siç ju porosisni pica

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një intervistë televizive, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ai akuzoi qeverinë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit se janë të lidhur me krimin e organizuar, duke penguar kapjen e autorëve të ngjarjeve të rënda. “Shqipëria është sa një fshat, jemi vetëm 1.8 milionë banorë. Ju kujtoni se policia nuk e di kush i kryen këto krime? Sigurisht që e di, ka efektivë që bëjnë punë të jashtëzakonshme, por ka edhe të tjerë që janë të shitur. Problemi nuk është mungesa e informacionit, por direktivat që vijnë nga kupola e policisë,” tha Balliu. Ai përmendi edhe emra...