Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

Në një bisedë të ndjerë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja e njohur Julia Ilirjani, përmes pyetje-përgjigjeve, rrëfeu momentet më magjike të karrierës së saj. “Duartrokitjet më të bukura i kam marrë në skenën e ‘Letra dashurie’,” tregoi ajo, duke rikthyer në kujtesë një rol që përshkruan dashurinë e dy njerëzve të lidhur përmes letrave. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e një përkrahjeje shumë të veçantë, ajo e nënës së saj, e cila deri më tani nuk ka arritur të jetë pjesë e asnjë prej shfaqjeve të saj. Rudina Magjistari: Duartrokitjet më të bukura i ke marrë ku dhe kur? Julia Ilirjani: Duartrokitjet më të bukura sigurisht që i kam marrë në skenë në disa role, por një rol që ka qenë tek “Letra dashurie”...