Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick me dhimbje koke, Barcelona humb titullarin e rëndësishem nga ndeshjet e kombëtareve
8 Shtator 2025 19:27 Telesport Periudha kur lojtarët grumbullohen me kombëtaret e tyre është problem më vete për klubet, nga frika e dëmtimeve. Barcelona ka marrë së fundmi një lajm të keq nga ndeshjet e kombëtareve, Frenkie de Jong është larguar nga Holanda për shkak të problemeve fizike. Mesfushori katalanas do të mungojë për Barcelonën në fundjavë në përballjen ndaj Valencia-s, ndërsa është në dyshim të madh për sfidën e parë në Champions League ndaj Newcastle. Përveç De Jong, për Barcelonën do vazhdojë të mungojë edhe për dy javë të tjera, mesfushori tjetër, Gavi. Ai ka pasur një problem në menisk dhe ende nuk është rikuperuar. Po ashtu mungon edhe mesfushori i ri Marca Bernal, i cili pritet të kthehet nga dëmtimi serioz që pësoi...