“Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion

“Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion

Përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur në konferencën e fundit për shtyp para sfidës ndaj Letonisë. “Ndeshjet për t’u kualifikuar për në Botëror janë gjithmonë të vështira. Dy ditë më parë pamë se çfarë ndodhi në Letoni-Serbi, ku rezultati mund të ishte barazuar në fund. Në futbollin e sotëm, futbollin modern, rezultate të thella si 6-0, ndodhin rrallë, shumë rrallë. Duhet pranuar që ne nuk jemi Spanja të fitojmë më rezultat të tillë, nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar mirë. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre, një ekip i fort fizik. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe...