Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Hadje te Real Madrid”! Mbappe mundohet të bind yllin e Bayern Munchen, ia thotë gjatë ndeshjeve të Francës
Kylian Mbappe iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë verën e kaluar dhe u bë lojtari më i paguar i klubit madrilen. Pa asnjë dyshim, ai është ylli i parë i klubit dhe pyetet për shumë gjëra, ndërsa shumë thonë se ai ka shumë ndikim edhe në politikën e transferimeve. Siç dihet, Mbappe është lojtar i ekipit kombëtar francez dhe atje është një nga liderët në fushë dhe dhomën e zhveshjes. Kolegu i tij nga ekipi kombëtar, Michael Olise nënshkroi për gjigantin gjerman Bayern Munich verën e kaluar. Ai pati një sezon të mirë debutimi në klubin bavarez dhe është një nga ata që ka të gjitha predispozitat për të shkuar shumë lartë. Të dy kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushë kur...