Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gjimshiti në krah të Sylvinho-s ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët: Nesër do japim 100%, duam Botërorin
8 Shtator 2025 17:00 Telesport Në konferencën e fundit për shtyp një ditë para sfidës ndaj Letonisë, në krah të trajnerit Sylvinho ishte edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i kuqezinjve iu premton tifozëve se nesër do japin 100% në fushë, për të shpresuar akoma tek ëndrra e madhe e Botërorit. “Ndeshja që luajtëm ndaj Letonisë atje, nuk ishte ashtu si ne donim. Por, sot nuk është më si para disa vitesh, ku mund të fitosh lehtësisht ndaj kommbëtareve të vogla. Dje pashë Lituani-Holandë 2-3, dhe aty kupton që sa e vështirë është fitorja në këto kualifikuese. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Na duhen me çdo kusht 3 pikët për të shpresuar te Botërori. E kemi ende vetë në dorë dhe kjo është e rëndësishme....