A ja kanë vlejtur gjithë ato orë që kemi shpenzuar duke lexuar?

A ja kanë vlejtur gjithë ato orë që kemi shpenzuar duke lexuar?

Çapajev Gjokutaj Gjatë adoleshencës dhe rinisë kam harxhuar mijëra orë duke lexuar letërsi. Orë dite e nate, të kaluara në tavolinë, në minder a në krevat, pa lëvizur, pa folur. Nga Çapajev Gjokutaj Sot e kësaj dite nuk e di: këto mijëra orë ia kam hequr apo ia kam shtuar jetës? Shumicën e herëve më ngjajnë orë të shtuara. Ikja nga provinca, nga jeta e vakët dhe meskiniteti. Degdisesha në qendër të tokës, në thellësitë e oqeaneve, në hënë, në katakombet e Parisit, në sallonet aristokrate ruse a në Eldorado, në kërkim të arit. Por më shumë se ikje nga ambjenti, më ngjan se kanë qenë arratisje nga vetja. Për t’u ndjerë herë Gishto e herë Herkul, herë Martin Iden e herë Bazarov, herë Donkishot...