Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbappe zgjedh fituesin e Premier League: “Mund të jetë viti i tyre”
Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, ka bërë parashikimin e tij për titullin e Premier League, duke pranuar se beson se ky do të jetë viti i Arsenal-it, megjithëse Liverpooli mbetet favoriti. Dy pretendentët për titull u përballën në ndeshjen e tyre të fundit të Premier League para pushimit për ndeshjet e kombëtareve, me Liverpool-in që fitoi falë një goli të mrekullueshëm të Dominik Szoboszlai-t. Mbappe, 26 vjeç, ka dhënë mendimin e tij për luftën për titull në Premier League, duke pranuar se mendon se Arsenal-i do ta fitojë garën me Liverpool-in. Duke folur për BILD, ai tha: “Sigurisht, Liverpool-i duhet të përmendet para të tjerëve, pasi ata janë kampionët në fuqi dhe duan ta mbrojnë fronin. “Por unë gjithashtu kam shpresa të mëdha për...