Tirana mister/ Bashkitë pa kryetarë, ja kur pritet që qeveria t’i njoftojë presidentit vakancat në Berat,Tepelenë e Mat

Tirana mister/ Bashkitë pa kryetarë, ja kur pritet që qeveria t’i njoftojë presidentit vakancat në Berat,Tepelenë e Mat

Prej muajit maj, tri bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati kanë mbetur pa kryetarë, pasi drejtuesit e tyre të zgjedhur lanë postin për të hyrë në Parlament si deputetë të Partisë Socialiste. Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj lanë postet për të hyrë në Kuvend, duke lënë pas një boshllëk institucional, që po zgjatet më shumë se sa lejojnë afatet kushtetuese. Kjo situatë ka krijuar një vakum institucional në nivel lokal, ndërkohë që drejtimi është marrë përkohësisht nga nënkryetarët e komanduar. Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga qeveria, ndërkohë që kanë kaluar mbi 5 muaj nga dorëheqjet. Kjo situatë i ka lënë qytetarët pa përfaqësim të zgjedhur, ndërsa drejtimi është marrë përkohësisht nga nënkryetarët e komanduar. Ligji për vetëqeverisjen...