Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin

Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin

Sot, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftuan se janë drejt përfundimit punimet restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. “Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shkruajnë Rama...