Gakpo zbulon sekretet e merkatos: Bayern Munich më kontaktoi, por pastaj bleu Luis Diaz

Gakpo zbulon sekretet e merkatos: Bayern Munich më kontaktoi, por pastaj bleu Luis Diaz

8 Shtator 2025 13:54 Alfred Lleshi Cody Gakpo ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos së fundit. “Për sa di unë, Bayerni trokiti vërtet për mua, por në fund bleu Luis Diaz, – tha për ESPN. – Është diçka e bukur, por unë e kam përjetuar ndryshe. Një merkato mund të jetë kaotike e stresuese për lojtarin dhe ata që ka rreth vetes, por tani nuk e kam më këtë problem”. 26-vjeçari i lindur në Eindhoven ka firmosur së fundi kontratë të re 2.5-vjeçare me Liverpool-n, duke mbyllur çdo dyshim mbi të ardhmen. Ndërkohë, presidenti honorifik i Bayernit, Uli Hoeness, ka shpjeguar ndikimin që pati blerja prej mbi 80 milionë eurosh nga “Reds”: “Pas Luis Diaz nuk kemi bërë më asnjë transferim përfundimtar. Duhet të jemi...