U qëllua me 3 plumba në trup në atentatin në Shkodër, Erogen Vaso dërgohet tek Trauma! Ja si është gjendja e tij

U qëllua me 3 plumba në trup në atentatin në Shkodër, Erogen Vaso dërgohet tek Trauma! Ja si është gjendja e tij

Erogen Vaso (Brajoviç) është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranës për mjekim të specializuar. 43-vjeçari raportohet se ka marrë 3 plumba në trup gjatë atentatit, të cilat i kanë prekur arteriet kryesore. Sipas burimeve, Erogen Vaso (Brajoviç) ka nevojë për ndërhyrje më të specializuar. 31-vjeçari Liridon Kraja, i cili vdiq në spitalin e Shkodrës ka marrë 1 plumb, ndërsa viktima tjetër Armando Pali është qëlluar disa herë. Ndërsa dy plumba ka marrë kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit.