Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nuk po shënon me Anglinë, por Tuchel e mbron: Kane është në rregull, nuk kam dyshime për të
8 Shtator 2025 12:12 Alfred Lleshi Harry Kane mbetet pikë e patjetërsueshme referimi tek Anglia, pavarësisht mungesës së golave në ndeshjet e fundit me kombëtaren. Trajneri Thomas Tuchel e mbrojti publikisht kapitenin 32-vjeçar, duke theksuar se bazohet tërësisht tek ai për Botërorin 2026. Në ndeshjen e tij të 108-të me kombëtaren, ku barazoi rekordin e Bobby Moore, kapiteni i “Tre Luanëve” nuk shkëlqeu. Ndikimi i tij në fitoren 2-0 ndaj Andorrës u kufizua vetëm me dy gjuajtje në portë. Sidoqoftë, për Tuchel nuk ka dilema: “Si në çdo fillim sezoni, lojtarët kërkojnë ritmin e duhur. Kane po e gjen. Ka shënuar tashmë disa gola me Bayernin, është në formë. Nuk kam dyshime për të”. Trajneri u pyet edhe për alternativat në sulm: “Kemi shumë opsione;...