Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet. Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak. Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit....