Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Auron Tare: Via Egnatia nuk mund të përfundojë e mbytur me asfalt, masakër në dëm të trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Nga Julia Vrapi Rruga Egnatia, e cila njihet dhe si Via Egnatia, ka qenë një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike, por studiues, aktivistë dhe më gjerë e quajnë të papranueshme asfaltimin e dy anëve të rrugës historike. Studiuesi Auron Tare ngriti alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës Egnatia nga shtrimi i asfaltit, çka solli më pas edhe reagimin e kryetarit të Bashkisë së Peqinit, duke i cilësuar kritikat si të padrejta. Studiuesi Auron Tare reagimin e tij e bëri në rrjete sociale, duke iu drejtuar dhe kryeministrit, që të ndërhyjë dhe të ndalojë sipas tij këtë masakër në dëm të trashëgimisë kulturore. Ndër të tjera studiuesi Tare, duke u shprehur dhe për rrënimin e institucioneve të trashëgimisë...