“Nuk më tremb konkurrenca me Isak, ky do të jetë një problem i trajnerit”

“Nuk më tremb konkurrenca me Isak, ky do të jetë një problem i trajnerit”

8 Shtator 2025 11:40 Telesport Hugo Ekitike mezi pret të përballet me konkurrencën e fortë për një fanellë si titullar te Liverpool, pas ardhjes në fundin e merkatos së verës të Alexander Isak. Të dy lojtarët mbërritën në “Anfield” këtë verë për një tarifë të kombinuar prej 204 milionë eurosh. Ekitike ka shijuar një fillim mbresëlënës në skuadrën e Arne Slot, duke shënuar tre gola në katër paraqitjet e tij të para sezonale në Premier League. Ndërsa tani do të përballet me konkurrencë të fortë nga Isak në të ardhmen. Kur u pyet për balancimin e minutave midis dy lojtarëve, Ekitike e klasifikoi atë si një problem të trajnerit Arne Slot, që në fund oë të vendosë për formacionin. “Kur luan për ekipet më të...