Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tudor bën gati Juventus për ndeshjen ndaj Inter, lajme të mira edhe nga Zhegrova
Numërimi mbrapsht për ndeshjen Juventus-Inter, ndeshja e parë e madhe e sezonit si për bardhezinjtë ashtu dhe për zikaltërit, është gati të fillojë. Trajneri i Juventus, Igor Tudor, do të ribashkohet gradualisht me të gjithë lojtarët e tij të përfshirë në ekipet kombëtare. Për fatin e tij të mirë për të, nuk do të duhet të presë shumë gjatë për të patur në dispozicion të gjithë skuadrën. Të parët që kanë mbërritur sot janë Kenan Yildiz, Teun Koopmeiners dhe Lois Openda. Të martën, do të jetë radha e Manuel Locatelli, Federico Gatti dhe Andrea Cambiaso. Së fundmi, të mërkurën, të gjithë të tjerët: Kephren Thuram, Francisco Conceiçao, Dusan Vlahovic dhe Filip Kostic, së bashku me Jonathan David. Pra, Tudor së shpejti do të ketë një...