Sinner lë kreun e renditjes pas 65 javësh, Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye

Sinner lë kreun e renditjes pas 65 javësh, Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye

Pas 65 javësh radhazi në majë, tenisti italian Jannik Sinner ka lënë kreun e renditjes botërore për meshkuj. Humbja në finalen e US Open ka qenë fatale për të, duke i lënë kreun Carlos Alcaraz. Tenisti spanjoll rikthehet në krye të klasifikimit pas më shumë se një viti dhe mund ta mbyllë vitin në krye, duke qenë se Sinner do t’i duhet të mbrojë shumë pikë muajt në vijim. Në “top-5” qëndron ende Djokovic. Te femrat, Aryna Sabalenka konsolidon pozitat e saj në vendin e parë, madje shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekëset. Fitorja në US Open ka forcuar pozitat e bjelloruses, ndërkohë që Iga Swiatek qëndron në vendin e dytë. Top-5, meshkuj 1.Carlos Alcaraz, 11.540 pikë 2.Jannik Sinner, 10,780 pikë 3.Alexander Zverev, 5,930 pikë...