Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tri qepje për Haaland, incidenti i pazakontë i yllit norvegjez në kombëtare
8 Shtator 2025 9:38 Alfred Lleshi Erling Haaland pësoi një aksident të pazakontë përpara ndeshjes së Norvegjisë në kualifikimet e Botërorit, duke u goditur nën buzë nga dera e bagazheve të autobusit zyrtar. Përplasja i shkaktoi dëmtim, ose tri qepje për ta mbyllur prerjen. Incidenti ndodhi gjatë mbërritjes së ekipit në hotelin e kombëtares në Oslo, ndërsa Haaland po zbriste nga autobusi. Mjeku i kombëtares, Ola Sand, së bashku me përgjegjësin e sigurisë, Geir Ellefsen, intervenuan menjëherë për t’i siguruar ndihmën e nevojshme. Haaland ndau një “selfie” ku shfaqej dëmtimi në buzë dhe shkroi në rrjetet sociale: “Sapo u godita nga dera e autobusit. 3 qepje”. Kur një tifoz e pyeti nëse e kishin dhunuar, ndoshta kapiteni Ødegaard, ylli i Manchester City u përgjigj me humor:...