Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama thirrje trupës diplomatike: Të gjithë të fokusoheni në objektivin historik të integrimit në BE!
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, e cila ka nisur ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të gjitha trupat diplomatike të Shqipërisë, kudo që ndodhen në botë, duhet të fokusohen në një objektiv të vetëm historik: Integrimin e Shqipërisë në BE. “Para së gjithash, edhe në emrin tuaj, më lejoni që edhe unë, ashtu si edhe ministri, t’i shpreh mirëseardhjen në Shqipëri një miku, ministrit të Jashtëm të Qipros, i cili vjen sot këtu edhe në rolin e rëndësishëm të përfaqësimit të presidencës europiane të radhës, por padyshim edhe për të shtyrë përpara edhe një marrëdhënie të rëndësishme për ne në disa dimensione,...