Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale

 Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale

8 Shtator 2025 8:20 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimoviç e njeh mirë talentin e Rafael Leaos. Pikërisht për këtë arsye, suedezi i ka kërkuar portugezit të përqendrohet maksimalisht te futbolli, sipas asaj që ka rrëfyer vetë Leao. Pas disa sezonesh me ulje-ngritje, sulmuesi dëshiron që ky të jetë sezoni i tij i madh në Serie A, ndaj synon ta ndjekë këshillën e marrë. Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, lojtari duket se ka përmirësuar si paraqitjet, ashtu edhe qëndrimin. Në një video në Twitch, Leao tha se si Zlatan, ashtu edhe trajneri italian, i kanë kërkuar të largohet nga shpërqendrimet: “Allegri dhe Ibrahimoviç më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale”. Dihet se Ibrahimoviç nuk i ka përqafuar kurrë rrjetet sociale. Në autobiografinë e tij të...