Spanja luan tenis ndaj Turqisë, Wirtz hesht kritikët me supergolin e tij. Belgjika dhe Polonia bëjnë detyrën në shtëpi

Spanja luan tenis ndaj Turqisë, Wirtz hesht kritikët me supergolin e tij. Belgjika dhe Polonia bëjnë detyrën në shtëpi

Janë luajtur këtë mbrëmje sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Konya, Spanja fitoi pa probleme dhe me rezultatin e thellë 0-6 ndaj Turqisë. Një paraqitje fantastike e spanjollëve, Mikel Merino shënoi tre gola, dy gola Pedri dhe një Ferran Torres. Pas dy ndeshjeve të para në grupin E, Spanja kryeson me 6 pikë, Gjeorgjia dhe Turqia ndjekin me nga 3 pikë dhe mbyll grupin Bullgaria me 0 pikë. Gjermania ka harruar disfatën në Sllovaki dhe sot fitoi në Koln 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Serge Gnabry kaloi vendasit në avantazh pas 6 minutash lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë do të barazonin shifrat me Isaac Price në minutën e 34-të, i harruar nga mbrojtja gjermane, gjatë...