Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen
Këtë mbrëmje, qytetarët kanë shijuar një nga fenomenet më të rralla astronomike, eklipsin hënor. Vizion Plus ka siguruar fotot mahnitëse nga liqeni i Pogradecit.Lexo edhe :Related Posts Qielli u mbush me dritën e veçantë të Hënës, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që u pasqyrua në ujërat e qeta dhe ndriçimin e qytetit. Shumë banorë dhe vizitorë nuk humbën rastin për ta fotografuar dhe ndarë këtë moment unik, duke e quajtur një përjetim magjik të natës së sotme. Ky fenomen astronomik, i dukshëm në disa vende, i ka dhuruar Pogradecit një mbrëmje të paharrueshme nën “Hënën e Përgjakur”.