Tirana për femra e nis sezonin e ri si kampione, fiton Kupën e Federatës

Tirana për femra e nis sezonin e ri si kampione, fiton Kupën e Federatës

7 Shtator 2025 21:15 Telesport Tirana është shpallur të dielën fituese e Kupës së Federatës në volejboll për femra për vitin 2025. Në finalen e luajtur në sallën sportive në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-1 Pogradecin (25-20, 25-19, 23-25, 25-21). Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me bardheblutë që ishin një “marsh” më shumë se rivalet liqenore. Pogradeci, që këtë sezon ka bërë mjaft përforcime e investime, synonte trofeun e parë në histori, por pa sukses. Duket qartë se te pogradecaret ka ende punë për të bërë, ndërkohë që Tirana u duk një ekip më solid, sidomos në lojën mbrojtëse. Kapitenia Enkelenda Braho ishte lidere në fushë për Tiranën, që e meritoi fitoren. Epërsia e skuadrës kryeqytetase ishte e ndjeshme, duke bërë diferencën në...