Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Turqia e dobët për Spanjën, Gjermania befasohet nga Irlanda e Veriut. Belgjika shënon dy gola për dy minuta (video)
Janë mbyllur pjesët e para në sfidat e radhës kualifikuese, të cilat luhen këtë mbrëmje. Në Konya, Spanja po fiton pa probleme 0-3 ndaj Turqisë. Spanjollët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Pedri-n. Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLINEPEDRI Në minutën e 22-të, Mikel Merino shënoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur brenda zonës me Mikel Oyarzabal. Në fund të shtesës së pjesës së parë do ishte sërish Merino që do të shënonte golin e tretë për Spanjën dhe të dytin personal, pas asistit të Pedri-t. SHIKOGOLINEMERINO Një pjesë e parë për t’u harruar për Arda Guler me shokë, ndërsa Yamal, Pedri & Co. dijnë si të argëtohen...