Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024
Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg, të tjerë në bujqësi apo duke bërë punë të rastit, vetëm që të përballojnë jetesën. INSTAT tregon se gjatë vitit 2024, mbi 120 mijë pensionistë kanë qenë aktivë në tregun e punës, një rritje me gati 47% krahasuar me vitin paraardhës.” Të arrish moshën e pensionit për të moshuarit shqiptarë s’do të thotë të pleqërosh me dinjitet. Por të mendosh si të përballosh shpenzimet edhe për pjesën e mbetur të jetës. Nga mbi 1.2 milionë qytetarë në tregun e punës pensionsitët vijojnë të jenë prezentë nga viti në vit. Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi 120.142, nga...