Kutia e ushqimit për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

Kutia e ushqimit për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës

Çdo mëngjes, prindërit përballen me të njëjtin dilemë në kuzhinë, si ta mbushin kutinë e ushqimit të fëmijës me diçka që të jetë ushqyese, e shëndetshme, por edhe tërheqëse. Kutia e ushqimit nuk është thjesht një enë për në shkollë, përmbajtja e saj është karburanti që do të mbështesë trupin dhe mendjen e fëmijës gjatë një dite plot me mësime, lojëra dhe krijimtari. Pse është e rëndësishme kutia e ushqimit për në shkollë? Fëmijët e moshës 6-12 vjeç ndodhen në një fazë zhvillimi të shpejtë. Ata ndërtojnë kocka, forcojnë muskujt, zhvillojnë dhëmbët dhe kanë nevojë të vazhdueshme për energji për të ushqyer trurin. Një pjesë e madhe e kësaj energjie konsumohet gjatë orarit shkollor, ku përqendrimi, pjesëmarrja dhe përthithja e njohurive janë thelbësore. Ekspertët vlerësojnë...