Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kombëtarja shqiptare U21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Zvicrës
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të shtatorit ndaj Zvicrës. Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Brügglifeld”, aty ku do të luhet edhe ndeshja. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi. Takimi Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të zhvillohet nesër në stadiumin “Brügglifeld”, ora 18:30. Ndeshja do të transmetohet live në FSHF TV, Klani im./FSHF/ Vazhdo leximin