Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Vuelta/ Mads Pedersen i pari në Monforte de Lemos
Mads Pedersen fiton etapën e 15-të të Vuelta të Spanjës 2025, nga Vegadeo në Monforte de Lemos (167.8km). Danezi Mads Pedersen, ai që fitoi dy etapa në Giro d’Italia katër muaj më parë në tokën shqiptare, arrin një sukes të rëndësishëm sot në Vuelta të Spanjës. Çiklisti i’u përgjigj të gjitha sulmeve dhe përpjekjeve për ta parakaluar dhe, që nga fillimi, shënoi pikën e tij të parë të këtij edicioni. Ish-kampioni i botës arriti të fitonte hapësirë së bashku me 47 të tjerë në pjesën e parë të etapës së sotme dhe më pas, duke shfrytëzuar punën e ekipit, mbajti kontrollin e kryesimit të garës, duke përfunduar me një sprint perfekt. Pas tij u shfaqen në finish Orluis Aular dhe Marco Frigo. Ndërkaq asnjë ndryshim...