Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin/ Shikoni ‘live’ fenomenin e rrallë në botë
Nis eklipsi i hënës. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: Hëna e plotë e shtatorit përkon me një eklips total hënor, duke krijuar fenomenin mbresëlënës të “hënës së përgjakur”. Eklipsi pritet të jetë i dukshëm në shumë zona të botës. Nga fillimi deri në fund, fenomeni do të jetë i pranishëm në të gjithë Azinë dhe Australinë Perëndimore. Herë pas here, ngjarja natyrore do të jetë e dukshme në Evropë, Afrikë, Australinë lindore dhe Zelandën e Re.