Mesfushori i Juventus refuzon ofertën 50 milionë euro nga Arabia Saudite, nuk e mendon largimin nga bardhezinjtë

Mesfushori i Juventus refuzon ofertën 50 milionë euro nga Arabia Saudite, nuk e mendon largimin nga bardhezinjtë

7 Shtator 2025 18:59 Telesport Edhe pse në ligat kryesore merkato është mbyllur që më 1 shtator, në disa vende merkato nuk është mbyllur ende. Një nga këto vende është edhe Arabia Saudite, aty ku merkato mbyllet më 10 shtator. Mediat italiane raportojnë se ditët e fundit Juventusit i ka ardhur një ofertë 50 milionë euro nga Arabia Saudite për Khephren Thuram. Emri i klubit saudit nuk bëhet i ditur, por ajo që dihet deri tani është se mesfushorit francez i është ofruar rrogë katër herë më e madhe se ajo që merr aktualisht te Juventus. Megjithatë, përgjigjja e tij ka qenë  e shkurtër dhe e prerë: JO.  Khephren Thuram ndihet i lumtur te Juventus dhe e sheh veten pjesë të rëndësishme të projektit të...