Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Edicioni i 13 i “Triathlon Labeat”, shpallen fituesit e garave në not, çiklizëm dhe vrapim
Në një atmosferë festive dhe sportive, buzë liqenit të Shkodrës u zhvillua edicioni i 13-të i kompeticionit tashmë tradicional “Triathlon Labeat”, që bashkon tre disiplina sfiduese: çiklizëm, not dhe vrapim. Me pjesëmarrjen e mbi 80 sportistëve nga Shqipëria dhe rajoni, gara u kthye në një spektakël të vërtetë sportiv. Fituesi i këtij edicioni në kategorinë individuale ishte Eduart Dalla nga Tirana, njëherazi edhe President i Federatës Shqiptare të Triathlonit. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën përkatësisht Elhad Loshi dhe Bledar Mesi. Në kategorinë e femrave, Irma Temali doli fituese e vendit të parë, ndërsa performanca të spikatura patën edhe Keti Gjipali dhe Loic Nuoffer. Në garat me stafeta, çmimi i parë shkoi për ekipin e përbërë nga Diamant Poja, Arber Hysa dhe...