Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kombëtarja shqiptare U-21 mbërrin në Aarau për miqësoren ndaj Zvicrës
Kombëtarja shqiptare U-21 ka udhëtuar këtë të diel drejt Aarau-t në Zvicër, ku të hënën, më 8 qershor, do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës U-21. Takimi do të luhet në stadiumin “Brügglifeld”, ora 18:30. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel. Skuadra do të kryejë sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet takimi. Ndeshja Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të transmetohet live në FSHF TV, Klani im.