Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

Me nisjen e kësaj jave, presidenti Bajram Begaj, pritet të firmosë dekretin për thirrjen e seancës së parë plenare për legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Shqipërisë. Ligji parashikon që ligjvënësit e rinj mund të mblidhen jo më heret se 10 shtatori dhe jo më vonë se 20 shtatori. Por burime kanë konfirmuar 12 shtatorin, si datën kur do të mblidhet kuvendi I ri, I cili do të zhvillojë dy seanca brenda një dite. E para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision I përkohshëm I verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Ky I fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe...