Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Teksa Kriza e konstituimit të Kuvendit është rikthyer ne Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mandatoi kryetarin e saj, Albin Kurtin për një tjetër mandat në krye të Qeverisë. Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Në shkurt, Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por jo mandatet e domosdoshme për të formuar qeverinë. Për krizën disa mujore në Kosovë, kryeministri në detyrë akuzoi opozitën si shkaktare . “E vetmja dilemë është nëse kjo masë 25-ditore është më shumë absurde apo më shumë e dëmshme. Por që është edhe absurde edhe e dëmshme, nuk kam dyshim. Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit dhe qëllimisht dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e Kosovës,” tha Kurti,...