Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndeshja Shqipëri-Letoni/ UEFA vendos trupën e arbitrave, 33-vjeçari me origjinë polake
UEFA ka vendosur një trupë arbitrash nga Polonia për të gjykuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Letonisë. Do të jetë kryesori Damian Silveshtak ai që do të vendosë drejtësi në sfidën që do të luhet në “Air Albania” ditën e martë, i ndihmuar nga asistentët e tij Pavel Sokolniçki dhe Adam Karasheviç. Polaku 33-vjeçar ka arbitruar vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa më parë nuk ka precedentë me kombëtaren, por ka gjykuar skuadra nga Kosova, si Drita dhe Ballkani, të cilat i kanë humbur të dyja ndeshjet. Një nga karakteristikat kryesore të Silveshtak është fakti që nuk lejon lojë të fortë dhe ndëshkon shpesh me karton të verdhë.