Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Koplik/ Makina përplaset me motorin, i plagosuri ndodhet në gjendje…
Një makinë dhe një motor janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Koplik. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, P.P. i cili aktualisht ndodhet në Spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës Z.S. dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.