Kush janë 3 lojtarët që nuk e bindën trajnerin Tuchel në fitoren me Andorrën?

Kush janë 3 lojtarët që nuk e bindën trajnerin Tuchel në fitoren me Andorrën?

7 Shtator 2025 12:20 Telesport Thomas Tuchel nuk ishte i kënaqur me performancën e skuadrës së “Tre luanëve” në fitoren 2-0 ndaj Andorrës në kualifikueset për Kupën e Botës. Ai ka pakënaqësi sidomos me tre lojtarë. Të martën Anglia udhëton në Beograd për t’u përballur me Serbinë. Tuchel pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër. “Mendoj se na munguan aksionet që përshpejtojnë aksionet. Eberechi Eze nuk pati ditën e tij më të mirë. Madueke mund të bënte më mirë në ofensivë. Marcus Rashford pati momente të mira, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Tani do të tregojmë diçka në Beograd”, u shpreh tekniku gjerman.