Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në aksin Burrel–Klos/ Një person në gjendje të rëndë dërgohet në Tiranë
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin e Burrelit, ku pas trajtimit mjekësor është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Banorët e zonës theksojnë se kjo rrugë është shpesh problematike, pasi aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në këtë segment.