Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Mbaj mend që Bayern më kërkoi”, Mbappe zbulon detajin e merkatos
7 Shtator 2025 11:21 Telesport Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë shumë interesante për gazetën gjermane “Bild”, ku ka zbuluar detaje të bukura lidhur me futbollin gjerman. Ai ka përmendur një detaj nga viti 2017, kur për të interesohej gjysma e klubeve europiane. Francezi luante te Monaco. “Mbaj mend që më kërkoi Bayern. Edhe Borussia Dortmund. Pastaj edhe Leipzig. Mund të ketë pasur klube të tjera, por nuk i mbaj mend të gjitha”. Dihet se Mbappe më pas kaloi nga Monaco te PSG për 180 mln euro, për të lëvizur te Real Madrid në verën e kaluar. “Kush e fiton Bundesligën? Kjo është e thjeshtë: Bayern. Bundesliga është Bayern”, ka deklaruar Mbappe.