Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Revolucioni imagjinar ngeli ..”/Murrizi kritika Berishës: Ule në qoshe ata që të shanin nëpër ambasada
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka ardhur së fundmi me një postim për kreun e të djathtëve, Sali Berishën, duke e akuzuar atë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë. Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”. Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij. “Solle pa votë në kupolën e PD-së ata që nuk lanë...