Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet toka në Shqipëri/ Regjistrohet një tërmet në Gjirokastër, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.