Shtohen thashethemet, klubi turk gjen marrëveshje me Zidane?

Shtohen thashethemet, klubi turk gjen marrëveshje me Zidane?

Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje paraprake me legjendën franceze Zinedine Zidane. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Zidane do të marrë vendin e lirë të lënë nga trajneri portugez Jose Mourinho. Sipas asaj që shkruhet, tekniku ka dhënë një përgjigje pozitive në parim, me diskutimet që tani janë përqendruar në pagën dhe detajet e kontratës. Pasi të përfundojnë këto bisedime, ai mund të udhëtojë për në Turqi për të marrë drejtimin e klubit nga Stambolli. Më 29 gusht, Fenerbahçe ndau rrugët me Jose Mourinhon pas dështimit të tyre në kualifikueset e Champions League kundër Benfica-s.