Man. United projekton transferimin historik, 150 milionë euro për një 21-vjeçar

Man. United projekton transferimin historik, 150 milionë euro për një 21-vjeçar

6 Shtator 2025 18:26 Telesport E kërkoi gjatë gjithë verës, por nuk e transferoi dot. Megjithatë, Manchester United nuk është dorëzuar aspak për Carlos Baleba. Përkundrazi, “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë historike, që nuk ka shanse të refuzohet nga Brighton. Në merkaton e janarit, Man. United do t’i dërgojë Brighton-it një ofertë 150 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin kamerunas. Baleba, vetëm 21 vjeç, ka demonstruar aftësi fizike të jashtëzakonshme, qëndrueshmëri të madhe dhe një pjekuri të pazakontë në fushë, për moshën e tij. Ruben Amorim e pëlqen shumë mesfushorin kamerunas, ndaj ka kërkuar me ngulm transferimin e tij brenda vitit 2026. Në anën tjetër, Bruno Fernandes duket se po luan sezonin e fundit me fanellën e Man. United. Portugezi përflitet...