Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Botërori i Volejblollit për vajza/ Italia mposht Brazilin, shkon në finale me Turqinë
Gjysmëfinale dramatike në Bangkok mes Italisë dhe Brazilit për femra. Pas rezultatit 2-2 u desh seti i pestë për të përcaktuar kombëtaren që do të shkonte në finale me Turqinë dhe ajo është Italia. Kampionët Olimpikë në Paris 2024 dhe fituesit e Ligës së Kombeve, për femra, Italia, të udhëhequr nga Julio Velasko, fituan pak minuta më parë të drejtën për të luajtur në finalen e Kupës së Botës. Një fitore 3-2 (22-25, 25-22, 28-30, 25-22, 15-13) kundër Brazilit siguroi një vend në finalen e së dielës në Tajlandë, ku Italia do të përballet me Turqinë e cila pak më herët kaloi me plot vuajtje Japoninë 3-1. Vazhdo leximin