Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Verstapen ‘Pole Position’ në Monza, dy McLaren e ndjekin
Rishfaqet Maks Verstapen teksa sot në provat zyrtare në F1, kapi pole position në Monza, me pilotin holandez që vendosi një kohë rekord prej 1 minutë e 18.792 sekondash. Piloti i Red Bull e kaloi McLaren në sprint, me Lando Norris që përfundoi i dyti me 77 të mijëtat dhe Oskar Piastri të tretin me 190 të mijëtat. Ky është poli i 45-të në karrierën e Verstapen, i pesti sezonal dhe i treti i tij në Monza. Ndërkaq piloti i Ferrarit Sharles Leklerk përfundoi i katërti, 215 të mijëtat larg pozicionit të parë, duke filluar kështu në pjesën e jashtme të rreshtit të dytë. Piloti monegask përfundoi përpara shokut të tij të skuadrës Luis Hamilton, i cili do të fillojë nga rreshti i pestë për...