Kolesteroli dhe truri: Çrregullimet që mund të shkaktojë dhe mënyra për t’i parandaluar

Kolesteroli dhe truri: Çrregullimet që mund të shkaktojë dhe mënyra për t’i parandaluar

Kolesteroli është një lloj yndyre thelbësore për funksione të shumta në trup, përfshirë trurin. Rreth 20-25% e kolesterolit të trupit ndodhet në tru, ku luan një rol të rëndësishëm në ndihmën e ndërtimit dhe ruajtjes së lidhjeve ndërmjet qelizave nervore. Këto lidhje janë kyçe për mësimin, kujtesën dhe funksionimin e përgjithshëm të trurit. Megjithatë, kolesteroli në gjak nuk kalon në tru, prandaj truri duhet ta prodhojë atë vetë. Niveli i ulët i kolesterolit në tru mund të ndikojë në mënyrën se si qelizat nervore lidhën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar probleme me kujtesën dhe dëmtim të qelizave nervore. Çrregullimet në nivelin e kolesterolit të trurit lidhen me sëmundje neurodegjenerative, si Alzheimer dhe Parkinson. Në anën tjetër, kolesteroli i gjakut, veçanërisht ai me densitet të ulët (LDL),...