Disa fjalë për romanin “Korrespondenca” të autorëve, Lutfi Lepaja dhe Hana Xhihani

Disa fjalë për romanin “Korrespondenca” të autorëve, Lutfi Lepaja dhe Hana Xhihani

Nga: Agron Gërguri Libri që sapo e lexova “Korrespondenca” e Lutfi Lepaja dhe Hana Xhihani të dërgon skutave të mendimit, të provokon ta mohosh dhe ta lavdrosh në të njëjtën kohë, sepse autori (po e marrë si një pavarësisht se janë dy) nuk është i rregullave shkollore as i letërsisë si shkencë, veçse si art, si rrugë dhiare ku e bukura edhe mund të jetë e keqe por artistike është po se po. Lutfi Lepaja i shpenguar nga skolastika, gadi sa nuk ndjen mburrje, n’mos edhe ndjen,  që është i lirë të gaboj dhe brenda gabimit çdoherë gjenë diçka të re, shprehjen thënëse edhe kur nuk thotë “asgjë” për të kuptuar, përveçse të provokon fantazinë. Mirë është mos me ditë shumë se ashtu në hapësirën...