Tirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë

Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet e ujësjellësit rrjedh vetëm 3 orë, 1 paradite, 1 pasdite dhe 1 në darkë. Në pallatet e ndërtuara para viteve ’90 situata është më problematike, pasi nuk kanë depozita të mëdha nëntokësore, por vetëm ato mbi tarraca. Kryeqyteti furnizohet me orare të përcaktuara: disa lagje kanë dy herë në ditë, kryesisht në mëngjes, në orarin 06:30 ose në mbrëmje në orën 19:00 deri në orën 21:00. Disa lagje të tjera furnizohen tre herë, por qytetarët thonë se është e pamjaftueshme. Por ka edhe zona, ato në periferi, ku popullsia është shtuar me ritme të shpejta, që nuk furnizohen me ditë të tëra. Mungesa e ujit të pijshëm po...