Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

Partizani do të zbresë sot në fushë përballë Besës. Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 16:00. Mladen Milinkoviçit do i shërbejë ky takim për të parë gjendjen e skuadrës, para ndeshjes me Vllazninë. Përballë do të jetë Shpëtim Duro, një trajner që e njeh mjaft mirë. Gjatë kohës që Milinkoviç drejtonte Kukësin apo Luftëtarin, Duro ishte te Flamurtari. Ndërkohë në një ndeshje të Ligës së Konferencës, Milinkoviç qëndronte në krye të Buduçnost Podgoricës dhe Duro të Strugës. Ky i fundit ka fituar dy përballje, ndërsa një tjetër është mbyllur me barazim. Duro po ashtu e ka takimin e parë në krye të Besës. Për Milinkoviç do të mungojnë disa lojtarë. Saliu Sembene është i dëmtuar që prej sfidës ndaj Teutës....